Site icon Telegrafi

Nura për “Tiketën Ngjitëse”: Nga tarasat e resorteve luksoze në ujdhesat greke po nxjerrën vendime për plaçkitje të qytetarëve

Deputeti i PDK-së, Fadil Nura në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për Tiketën Ngjitëse, lidhur me regjistrimin e automjeteve.

“Ishim dëshmitarë të heqjes së shtesave të pensionerve, mjekëve e infermierëve, sot kulmoi me vendimin skandaloz të Ministrisë së Ambientit dhe Infrastrukturës për vendosjen e 5 eurove në regjistrimin e automjeteve”, ka thënë Nura.

Lexo po ashtu MI-ja ia kishte anuluar ish-ministrit Pal Lekaj, raportin e komisionit për vlerësimin e ofertave "Tiketë Ngjitëse" (Dokument)

Ai ka shtuar se kjo është një taksë e paarsyeshme, deri sa e quajti se pasqyron marrëzinë e kësaj Qeverie.

“Taksë që pasqyron marrëzinë e kësaj Qeverie, e cila në margjinat e një gjendje emergjente të jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi nga tarasat luksoze të resorteve në ujdhesat greke në koordinime ato të lagjes Marigona nxjerrin vendime të tilla të turpshme për plaçkitjen e qytetarëve, ku për implementim e tyre kujdeset Hysen Durmishi me dostat e tij”, tha Nura.

Deputeti theksoi se “Ai që deri dje ishte kundër monopoleve dhe oligarkëve, sot u bë kumbarë i monopoleve e dashamir i oligarkëve”

Nura tha se taksa Kurti është masë ndëshkuese për qytetarët. /Telegrafi/

Exit mobile version