Përfaqësuesja e Portugalisë ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit Nuno Mendes, i cili nuk do të mund të paraqitet në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Mbrojtësi i Paris Saint-Germain është lojtari i radhës që detyrohet ta lë në mes Kampionatin Botëror shkaku i lëndimit.
Mendes, i cili u lëndua në sfidën ndaj Uruguait të hënën mbrëma dhe u detyrua ta lë fushën duke çaluar dhe me lot në sy.
Në orët e vona të së mërkurës ka ardhur edhe konfirmimi i lëndimit të Mendes në kofshë dhe ai do të humbasë pjesën tjetër të Kupës së Botës me Portugalinë.
Nuno Mendes, out of the World Cup. He will miss the rest of the competition for Portugal. 🚨⛔️🇵🇹 #Qatar2022
Mendes suffered a thigh injury and will not recover in time. pic.twitter.com/0AYplNEUw3
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 30, 2022
Portugezi do të jetë jashtë fushave së paku për dy muajt e ardhshëm pas këtij lendimi dhe nuk do mund ta ndihmoj kombëtaren e tij.
Megjithatë, Mendes thuhet se do të qëndroj me ekipin deri në fund të Kupës së Botës, pasi stafi mjekësor i PSG-së do ta vizitojë atë në Katar. /Telegrafi/