Trajneri i Al Ittihad, Nuno Espirito Santo ka folur rreth raportimeve të fundit në lidhje me marrëdhënien e tij me Karim Benzeman.
Gazeta saudite, Asharq Al-Awsat, kishte raportuar se tensionet po rriteshin mes strategut dhe francezit.
Sipas raportimit, Santo supozohet se kishte informuar bordin e Al Ittihad se stili i Benzemas nuk përputhet me taktikat e tij dhe se ai nuk e kërkoi transferimin e tij.
Gjithashtu u përmend se lojtari kishte shfaqur interes për shiritin e kapitenit, por Santo e refuzoi këtë kërkesë.
Benzema minimizoi çdo konflikt duke shpërndarë një video të tij duke buzëqeshur gjatë kohës së tij me klubin në rrjetet sociale. Tani, Santo i është përgjigjur këtyre raportimeve, duke hedhur poshtë çdo sugjerim për një marrëdhënie të tensionuar me fituesin e Topit të Artë të vitit 2022.
“Kam lexuar në shtyp se marrëdhënia ime me Karim Benzeman nuk ishte e mirë, të gjithë ata që më njohin e dinë këtë, sigurisht që është absurde”, deklaroi ai për RMC Sport.
“Marrëdhëniet e mia me të gjithë lojtarët janë të mira, ne kemi një grup të fortë, jemi të kënaqur me të gjithë lojtarët, jemi të lumtur që Karim është këtu me ne”.
“Ai është i lumtur në fushë, mund ta shihni, i pëlqen të luajë për Al Ittihad. Unë e kuptoj se çfarë po ndodh, por ne jemi një grup i fortë, një grup shumë, shumë, shumë, shumë i fortë”, ka shtuar më tej trajneri i skuadrës arabe. /Telegrafi/