Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave të rregullta, ku deri më tash sipas rezultateve Lëvizja Vetëvendosje është e para, e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës dhe e treta Partia Demokratike e Kosovës.
E votat e kandidatëve për deputetë, tashmë veç se kanë filluar të bëhen të ditura ndonëse ende jo zyrtarisht.
Telegrafi ka siguruar listën me numrin e votave që kanë marrë kandidatët nga PDK-së në komunë e Mitrovicës.
Në këtë listë me numrin më të madh të votave është kandidati i kësaj partie për kryeministër, Kadri Veseli me gjithsejtë 9 mijë e 482 vota.
Menjëherë pas tij, i dyti me numrin më të madh të votave është Bedri Hamza me 6452 vota.
Pasatja radhiten Valdete Idrizi, Donjet Bislimi, Esat Jusufi, Uran Ismaili, Besa Ismaili-Ahmeti, Bekim Haxhiu, Ferat SHala, Raif Qela, Memli Krasniqi, Mergim Lushtaku, Rafet Rama, Gonxhe Qaushi, Abelard Tahiri./Telegrafi/
Më poshtë lista e plotë: