Telegrafi

Numri i viktimave nga tërmeti në Itali shkon në 120

Tërmeti i cili goditi pjesën qendrore të Italisë,  ka lënë deri tani 120 të vdekur, dhe ky numër pritet sërish të rritet.

Kështu ka konfirmuar kryeministri i vendit Matteo Renzi.

Tre tërmete të forta kanë goditur gjatë natës Italinë qendrore. I pari dhe më i forti me magnitudë 6.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 03:36 rreth dy km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice.