Më shumë se 21 mijë njerëz tashmë dihet se kanë vdekur nga tërmetet e së hënës në Turqi dhe Siri, të cilat presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka quajtur “katastrofa e shekullit”.
Kjo shifër ka tejkaluar tashmë parashikimin e OBSH-së, ku tha se numri i viktimave mund të shkojë në 20 mijë, transmeton Telegrafi.
Siç raportohet, një përpjekje e madhe ndërkombëtare po rritet.
Të enjten, Banka Botërore premtoi 1.78 miliardë dollarë në ndihmë për Turqinë, duke përfshirë financimin e menjëhershëm për rindërtimin e infrastrukturës bazë dhe mbështetjen e të prekurve nga tërmetet.
SHBA-ja premtoi një paketë prej 85 milionë dollarësh për të dyja vendet.
Ndërkohë, përpjekjet e 100 mijë ose më shumë personelit të shpëtimit në terren po pengohen nga pengesat logjistike, duke përfshirë mungesat e automjeteve dhe rrugët e shkatërruara. /Telegrafi/