Telegrafi

Numri i viktimave nga protesta në Bejrut shkon në pesë – pamjet tronditëse tregojnë burrat e paidentifikuar duke gjuajtur me armë

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe disa të tjerë u plagosën kur të shtënat me armë shpërthyen kur përkrahësit e Hezbollahut u mblodhën për të protestuar kundër gjykatësit që po heton shpërthimin në portin e Bejrutit.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, qindra mbështetës dhe aleatë të të veshur me të zeza u mblodhën në Pallatin e Drejtësisë në Bejrut të enjten, duke kërkuar heqjen e gjykatësit Tarek Bitar nga hetimi i shpërthimit në portin e Bejrutit.

Të shtëna me armë u dëgjuan që vinin nga lagjja Tayoune, duke shpërndarë protestuesit.

Të paktën pesë persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë, tha Kryqi i Kuq libanez për Al Jazeera.

Videot e ndryshme të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë disa persona të paidentifikuar të cilët gjuajnë me armë. /Telegrafi/