Spanja tani renditet e dyta në botë për nga numri i viktimave nga coronavirusi, pasi 738 të vdekur u raportuan të mërkurën, numri më i madh për një ditë në vend.
Me 3,434 të vdekur, Spanja ka tejkaluar numrin e vdekjeve të Kinës prej 3,285, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 47 mijë.
Raportohet se Italia ende e ka numrin më të lartë të viktimave në botë me 6,820 gjithsej, pasi vetëm dje u raportuan 743 të vdekur.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Spanja është në bllokim që nga 14 marsi, dhe po lufton të ngadalësojë përhapjen e sëmundjes.
Mirëpo të pakënaqur janë shprehur mjekët në këtë vend, duke thënë se mezi po arrijnë të menaxhojnë situatën e krijuar nga virusi.
Ngjashëm këtij qëndrimi iu bashkangjit edhe Angela Hernandez Puente, një kirurge dhe zëvëndëse sekretareshë e shoqatës mjekësore “Amtys” të Madridit, e cila fajësoi qeverinë që nuk arriti të menxhojë mirë epideminë në vend. /Telegrafi/