Numri i përgjithshëm i viktimave nga coronavirusi në SHBA u rrit në 140 mijë, ndërkaq vendi së fundmi ka shënuar rritje ditore të rasteve të reja.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bazuar në të dhënat e fundit të Universitetit John Hokpins, numri i të infektuarve në vend u rrit në 3.7 milionë.
Vlerësohet se rreth 5,000 njerëz vdesin çdo javë nga coronavirusi në SHBA, ndryshe nga Kanadaja e cila që nga shpërthimi i pandemisë ka raportuar në total rreth 8,800 të vdekur.
Bëhet e ditur se SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia e COVID-19.
Duke analizuar situatën e tanishme në vend, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në vend, Anthony Fauci, ka deklaruar të shtunën se SHBA-ja rrezikon të përballet me nga 100 mijë raste në ditë. /Telegrafi/