Telegrafi

Numri i viktimave nga coronavirusi në Francë ka shkuar në 1,110, vendi raporton 240 të vdekur për një ditë

Numri  i viktimave nga coronavirusi në Francë për një ditë ka shkuar në 240, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1,110.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Francë, sot janë konfirmuar 2,444 raste të reja, kurse numri në total i të infektuarve në vend është 22 mijë.

Raportohet se numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë më i lartë, pasi shifrat e konfirmuara deri më tani janë persona që vdiqën në spital.

Si shumica e vendeve të tjera evropiane, Franca ka zbatuar kufizime për të parandaluar përhapjen e virusit.

Vendi u vendos në karantinë më 17 mars, duke kërkuar nga qytetarët të shmangin daljet e tyre, përveç udhëtimeve thelbësore për një periudhë 15-ditore. /Telegrafi/