Numri i viktimave nga coronavirusi në Angli ka shkuar në 1,284, një rritje prej 159 e të vdekurve që nga dita e djeshme.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pacientët ishin të moshës 32 dhe 98 vjeç, ndërsa katër prej tyre ishin 56 deri në 87 vjeç – të gjithë kishin sëmundje ekzistuese.
Kujtojmë se numri i të vdekurve nga coronavirusi në të gjithë botën ka shkuar në 34,686, ndërsa deri më tani janë infektuar 732,153 persona./Telegrafi/