Numri i vdekjeve globale nga coronavirusi është rritur në 3,000 persona pas një rritje të papritur të vdekjeve në Itali.
Pesë vdekje u njoftuan sot në Itali, duke çuar numrin e të vdekurve në këtë shtet në 34, ndërsa numri i të infektuarve vazhdon të rritet në rajonet veriore të vendit.
Numri i të infektuarve total gjithashtu arriti në 1,694 pasi Agjencia Italiane e Mbrojtjes Civile njoftoi afro 500 raste të reja që kanë rezultuar pozitiv këtë mbrëmje, transmeton Telegrafi.
Ministrat në Romë kanë ndërmarrë masa drastike për të luftuar kundër shpërthimit të coronavirusit, përfshirë ndalimin e ngjarjeve publike dhe ngritjen e pikave të kontrollit policor rreth qyteteve të kontaminuara.
Por, megjithë ndalesat e udhëtimit nga zonat e goditura nga virusi, rastet e paraqitura nëpër Evropë janë rritur në Itali dhe vendet tjera rreth saj.
Nga 12 pacientët e rinj të njoftuar sot në Mbretërinë e Bashkuar, dy kishin ardhur kohët e fundit nga Italia.
Republika Çeke konfirmoi tre rastet e para të coronavirusit, me të gjithë pacientët që kishin udhëtuar nga Italia veriore, tha sot Ministri i Shëndetësisë Adam Vojtech.
Përtej kufirit, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Gjermani gjithashtu u rrit ndjeshëm në 129 sot. /Telegrafi/