Telegrafi

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 6.000

Sipas të dhënave më të fundit mbi sëmundjen coronavirus, më shumë se 6,000 njerëz kanë vdekur nga virusi.

Në total, më shumë se 162.501 njerëz janë infektuar nga virusi që nga përhapja e tij. Në 24 orët e fundit, ka pasur 5929 raste të reja, transmeton Telegrafi.

Një total prej 6068 njerëzve vdiqën nga virusi, 245 prej të cilëve vdiqën në 24 orët e fundit.

Deri më tani, 75.968 njerëz janë shëruar nga virusi. Aktualisht, 80.465 njerëz vuajnë nga ai. Dhe janë 5,662 persona në gjendje kritike. /Telegrafi/