Telegrafi

Numri i të vdekurve shkon në 34, pamje të tjera të frikshme nga përmbytjet në Brazil

Të paktën 34 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në qytetin brazilian të Petrópolis, thonë punonjësit e urgjencës.

Qyteti, i cili ndodhet në malet në veri të Rio de Zhaneiros, u godit nga reshje të rrëmbyeshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Shtëpitë në lagjet e kodrave u shkatërruan dhe makinat nuk shpëtuan po ashtu ndërsa ujërat e përmbytjeve vërshuan nëpër rrugët e qytetit.

Si pasojë, kryebashkiaku i qytetit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar të mundshëm.

Ndërkohë pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan dëme të mëdha dhe automjete që notonin në rrugë.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili ndodhet në një udhëtim zyrtar në Rusi, ka thënë se do të organizojë ndihmë të menjëhershme për të prekurit.

Petrópolis, dikur rezidenca verore e perandorëve brazilianë, është një destinacion popullor turistik.

Por vendndodhja e tij në malet në veri të Rio de Zhaneiros do të thotë se është gjithashtu e prirur ndaj rrëshqitjeve të dheut.

Incidenti më i rëndë ndodhi në vitin 2011, kur më shumë se 900 njerëz gjetën vdekjen kur rrëshqitjet e dheut goditën Petropolis dhe qytetet fqinje. /Telegrafi/