Telegrafi

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Itali rritet në 73

Të paktën 73 persona kanë humbur jetën në një tërmet që shkatërroi një varg qytetesh të vogla në Italinë qendrore në orët e para të mëngjesit të mërkurën, tha departamenti i mbrojtjes civile, shkruan Reuters.

Tërmeti goditi kur shumica e banorëve ishin në gjumë, duke rrafshuar shtëpitë dhe rrënuar rrugët në një grup të komuniteteve rreth 140 km në lindje të Romës, transmeton KosovaPress.