Telegrafi

Kalon mbi 1 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë

Ka arritur në 1,005 persona numri i atyre që kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë që nga shfaqja e parë e rasteve me këtë sëmundje.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në 24-orët e fundit kanë vdekur 16 persona, shkruan Telegrafi.

Po ashtu, gjatë këtyre orëve janë identifikuar 626 raste të reja me COVID-19.

Kurse, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i tyre deri më sot është gjithsej 24,427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,625.

Lexo po ashtu Konfirmon IKSHPK: Shënohet viktima e parë nga coronavirusi në Kosovë

Numri total i rasteve pozitive është 39,057 raste nga 142,769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Kujtojmë se më 13 mars në Kosovë ishin shfaqur dy rastet e para me COVID-19, kurse personi i parë që ka vdekur nga kjo sëmundje ka qenë një 82-vjecar nga Dumnica e Podujevës, i cili ka ndërruar jetë më 22 mars. /Telegrafi/