Site icon Telegrafi

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Itali arrin në mbi 80,000

Italia të mërkurën kaloi numrin prej 80,000 vdekjeve nga COVID-19 me 507 viktima në 24 orët e fundit, tha ministria e shëndetësisë.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për saktësisht 80,326 vdekje deri më tani.

Siç bëhet e ditur më tej, ka pasur 15,774 raste të reja në 24 orët e fundit, nga testimi i 175,429 personave.

Sa i përket rasteve në Kujdes Intensiv, ato thuhet se kanë rënë për 57 ndërsa pranimet në spitale për 187. /Telegrafi/

Exit mobile version