Banorëve të Spanjës do t’ju ofrohen maska para se të udhëtojnë me transportin publik, ndërsa raportohet se numri i të vdekurve ka arritur në mbi 16 mijë.
Megjithatë, lajmi i mirë është se 19 ditët e fundit, janë shënuar më së paku vdekje, pasi brenda 24 orëve humbën jetën 510 njerëz, transmeton Telegrafi.
Që të parandalohet përhapja e sëmundjes, ushtarët vullnetarë do të shpërndajnë maska të gjithë atyre që e shfrytëzojnë trenin dhe metrotë, pasi konsiderohet se në hapësirat e tyre përhapja është shumë më e shpeshtë.
Zyrtarët shëndetësore më herët kishin thënë se mbajtja e maskës nuk është e domosdoshme, por me sugjerimin e ekspertëve shëndetësorë, ata kanë kërkuar që të gjithë të vendosin maska.
Maskat janë speciale për ata që qëndrojnë në ambientin e jashtëm dhe nuk janë të njëjta me ato të punonjësve shëndetësorë, ndërsa janë përshtatur për fëmijë dhe të rritur. /Telegrafi/