Telegrafi

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 13 mijë

Që ku është paraqitur rasti i parë me coronavirus në Wuhan të Kinës, deri në ditën e sotme kur kjo pandemi është përhapur në pothuajse mbarë botën, janë infektuar me këtë sëmundje më se 300 mijë njerëz.

Në bazë të dhënave të Universitetit Johns Hobkins, gjatë ditës së sotme, ka kaluar në mbi 13 mijë, numri i të vdekurve nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.

Bazuar në të dhënat në kohë reale, 308,609 persona deri më tani janë të prekur me sëmundjen, derisa 13,069 kanë vdekur, ndërsa 95,829 janë shëruar.

Momentalisht, Italia që është epiqendra e coronavirsuit në Evropë, ka raportuar për 4,825 të vdekur, duk e tejkaluar numrin e vdekjeve në Kinë, ku i ka rënë ndjeshëm intensiteti kësaj sëmundjeje.

Shtete tjera të rrezikuara, janë edhe Spanja ku numri i vdekjeve është rritur në 1,380, si dhe në Iran me 1,446, duke u konsideruar si shteti më i rrezikuar nga coronavirusi në Lindjen e Mesme.

Rreziku nga përhapja e coronavirusit, ka bërë që Shtetet e Bashkuara të përgatiten që të bllokojnë në tërësi disa shtete, deri në tejkalimin e krizës. /Telegrafi/