Site icon Telegrafi

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Itali shkon në mbi njëmijë – 189 vetëm në 24 orët e fundit

Coronavirusi në Itali vazhdon të marrë jetë. Tani numri i të vdekurve ka shkuar në 1,016 dhe mbi 15 mijë të infektuar.

Këto janë të dhënat e fundit të azhurnuara nga Mbrojtja Civile Italiane.

Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së coronavirusit, janë infektuar 15.111 persona, 2, 2.651 më shumë se dje. Nga këta, 1,016 vdiqën (189 më shumë se dje), 1.258 u shëruan (+213 më shumë se dje).

Lexo po ashtu Pse është kaq i lartë niveli i vdekjeve nga coronavirusi në Itali?

Ka 6.650 pacientë të shtruar në spital me simptoma; 1,153 janë në kujdesin intensiv, ndërsa 5,036 janë në izolime shtëpiake. /Telegrafi/

Exit mobile version