Numri i të vdekurve dhe të infektuarve në Itali po rritet.
Tashmë numri i të vdekurve nga coronavisuri në Itali ka shkuar në 12 dhe ka infektuar 374 persona të tjerë, transmeton Telegrafi.
Të dhënat e reja të azhurnuara u siguruan nga komisari Angelo Borrelli gjatë konferencës për shtyp.
Viktima e dymbëdhjetë është një pacient 70-vjeçar nga Lombardia.
Ai ishte pranuar në spitalin e Piacenza, më pas u transferua në kujdesin intensiv në Parma.
Kujtojmë që numri i vdekjeve nga coronavirusi është mbi 2.700 në të gjithë botën, me shumicën dërrmuese në Kinë. Ka pasur më shumë se 80,000 të tjerë të infektuar. /Telegrafi/