Site icon Telegrafi

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Itali rritet në 197

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Itali ka parë një rritje të madhe sot, me Romën që ka raportuar 49 vdekje të reja të premten në mbrëmje.

Sipas kësaj, do të thotë që 90 njerëz kanë vdekur në vetëm 48 orë, sipas shifrave të fundit nga agjencia e mbrojtjes civile në Itali, transmeton Telegrafi.

Ky lajm vjen pasi numri i rasteve të konfirmuara të COVID-19 u rrit globalisht mbi 100,000, sipas studiuesve.

Coronavirusi deri më tani ka mbytur 3,408 njerëz.

Të premten, OBSH vendosi numrin e infeksioneve në më shumë se 100 mijë dhe vendet i nxiti të marrin më shumë masa që të ndalojnë përhapjen e coronavirusit.

“Çdo ditë mund ta ngadalësojmë epideminë dhe spitalet duhet të përgatiten për këtë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Në një botë të globalizuar, e vetmja mundësi është të qëndrojmë së bashku. Të gjitha vendet duhet të sigurohen vërtet që ne të qëndrojmë së bashku”, u shpreh Tedros. /Telegrafi/

Exit mobile version