Site icon Telegrafi

Numri i të vdekurve nga coronavirus rritet në 805, duke kaluar SARS-in

Sëmundja coronavirus që përhapet në të gjithë botën ka vrarë 805 njerëz deri më tani, duke tejkaluar numrin e vdekjeve nga shpërthimi global i SARS që filloi në Kinë gati dy dekada më parë.

Rastet e raportuara vetëm në Kinë tejkalojnë 36.600 më pak se dy muaj pas daljes në sipërfaqe në fund të dhjetorit në Wuhan, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi i SARS në vitet 2002-2003 i sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes, ose SARS, vrau 774 njerëz dhe u infektoi gati 8,100 të tjerë, në 26 vende, në mbi tetë muaj, tha Organizata Botërore e Shëndetit. /Telegrafi/

Exit mobile version