Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Ekuadorin ka arritur në 350, ka deklaruar sot ministri ekuadorian i Sigurisë, Cesar Navas.“Ky numër mund të rritet”, ka theksuar Navas, duke shtuar se numri i të plagosurve ka arritur në mbi 2 mijë.
Ndërkohë, presidenti i vendit, Rafael Correa tha se vendi i tij do ta tejkalojë këtë tragjedi.
“Ekuadori di si të ecë përpara dhe di se do t’i kapërcejë këto momente të vështira”, ka deklaruar Correa, i cili ndërpreu udhëtimin e tij në Vatikan për shkak të tërmetit katastrofik.
Shërbimet e shpëtimit ende nuk kanë qasje në zonat e goditura më rëndë nga tërmeti, prandaj numri pritet të rritet.
Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi zonat bregdetare në veri-perëndim të vendit të shtunën në mbrëmje.