Site icon Telegrafi

Numri i të vdekurve në botë nga coronavirusi arrin në 490

February 2, 2020, Wuhan, Hubei, China: The Huo Shen Shan hospital which was built in 10 days for new coronavirus pneumonia patients officially deliver to military medical workers in Wuhan, Hubei,China on 02th February, 2020. (Credit Image: © TPG via ZUMA Press)

Autoriteti shëndetësor në provincën Hubei në Kinë thotë se 65 njerëz vdiqën nga coronavirusi në krahinë të martën, duke rritur numrin e vdekjeve të Hubei që nga fillimi i shpërthimit të coronavirusit në 479 njerëz.

Kjo sjell numrin global të vdekjeve në paktën 490 viktima, transmeton Telegrafi.

Autoritetet konfirmuan 3,156 raste shtesë të infektuar me coronavirusin në Hubei, ku jetojnë më shumë se 50 milionë njerëz, gjë që sjell numrin e përgjithshëm të rasteve në epiqendrën e shpërthimit në 16.678.

Gjithsej 12.627 pacientë janë shtruar në spital në provincë, përfshirë 771 të cilët janë në gjendje kritike, sipas autoritetit shëndetësor.

Numri global i rasteve të konfirmuara me coronavirus tani është mbi 24,000. /Telegrafi/

Exit mobile version