Telegrafi

Numri i të vdekurve arrin në 60, ‘kafshët, fushat, shtëpitë, gjithçka është shkatërruar’ – pamje nga zjarret e ‘tërbuara’ në Kabylia, Algjeri

Rreth 30 zjarre pyjore shpërthyen në rajonin Kabylia të Algjerisë veriore në mbrëmjen e 9 gushtit, duke vrarë të paktën gjashtë persona.

Dëshmitarët okularë kanë dokumentuar shqetësimin e rajonit ndërsa merreshin me këto zjarre shkatërruese të përkeqësuar nga temperaturat përvëluese dhe thatësira.

Në mëngjesin e 10 gushtit, 31 zjarre ishin në progres në 14 departamente të Kabylia, në Algjerinë veriore. Dhjetë zjarre u regjistruan në Tizi Ouzou, katër në Jijel dhe katër të tjerë në Sétif dhe Bejaïa, sipas Mbrojtjes Civile Algjeriane. Qytetet e tjera u prekën gjithashtu nga zjarret, të cilët u përhapën nëpër pyje dhe fusha përreth.

Ndërkohë që më 11 gusht, më shumë se 50 zjarre kishin shpërthyer në vend, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Të paktën 65 persona kanë vdekur ndërsa zjarret kanë vazhduar, përfshirë 28 ushtarë të cilët ishin dislokuar për të luftuar flakët.

Zjarret thuhet se janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke e komplikuar punën e zjarrfikësve, tha Agjencia Algjeriane e Shtypit.

Dëshmitarët kanë thënë se përveç të vdekurve, ‘kafshët, fushat, shtëpitë, gjithçka është shkatërruar’. /Telegrafi/