Edhe një person nga Komuna e Malishevës është shëruar plotësisht nga virusi i COVID-19, duke e rritur numrin e të shëruarve në 72.
Rasti i shërimit të këtij pacienti është konfirmuar nga Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike (IRSHP) në Prizren.
Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, e ka përsëritur thirrjen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe udhëzimet për mbajtje të distancës fizike, mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, shmangien nga vendet me numër të madh të qytetarëve, dhe mbajtje të higjienës, pasi kjo mbetet arma më efektive për luftimin e COVID-19.
Ndryshe, në Komunën e Malishevës aktivë me COVID-19, janë edhe tre pacientë. /Telegrafi/