Site icon Telegrafi

Numri i të prekurve nga tuberkuloza në Maqedoni vazhdimisht bie

Në Maqedoni bie numri i të prekurve nga tuberkuloza. Nga 628 raste në vitin 2002, tani ka vetëm 267 raste, që është një ulje e madhe. Edhe pse numri bie vazhdimisht, përgjegjësit porositin që të vazhdohet me aktivitetet që të arrihet qëllimi, që në vitin 2030 të mos ketë të sëmurë me tuberkulozë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Ditën botërore për tuberkulotën – 24 marsi, nga Ministria për shëndetësi theksuan se nuk janë të kënaqur nga këto numra, duke shtuar se janë rritur mjetet financiare për luftimin e kësaj sëmundje, nga 7 në 25 milionë denarë.

Sipas të dhënave, meshkujt në Maqedoni preken më shumë nga tuberkulota (63.3%). Këtë vit, kjo ditë shënohet me moton ”Të bashkuar ta eliminojmë tuberkulozën – askush të mos harrohet”./Telegrafi/

Exit mobile version