Site icon Telegrafi

Numri i të prekurve nga coronavirusi në SHBA rritet në 4.5 milionë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportuan të premten 67 mijë raste të reja nga coronavirusi, si dhe 1,259 viktima.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve në SHBA u rrit në 4.5 milionë, kurse deri më tani janë shënuar rreth 153 mijë të vdekur.

Vlen të ceket që SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia e coronavirusit.

Sëmundja e COVID-19 e cila shpërtheu në Wuhan të Kinës në dhjetor, ka lënë të vdekur botërisht rreth 680 mijë persona, kurse ka infektuar 17.6 milionë njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version