Numri i përgjithshëm i të prekurve në SHBA ka shkuar në gjashtë milionë, ndërsa 183 mijë njerëz kanë ndërruar jetë deri më tani, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi e pati regjistruar rastin e parë të coronavirusit më 21 janar, ndërsa është edhe zona më e goditur në botë nga pandemia.
Pas SHBA-së, radhitet Brazili me gjithsej 3.8 milionë raste, ndërsa raportohet se rreth 123 mijë persona kanë ndërruar jetë deri më tani.
Vendi i tretë në botë më i goditur nga sëmundja e COVID-19 është India, me rreth 3.6 milionë të prekur, pasuar me Rusinë e cila regjistroi afër një milion të infektuar.
Që nga shpërthimi i epidemisë raportohet se më shumë se 25 milionë njerëz janë prekur nga virusi vdekjeprurës, ndërsa u regjistruan 847 mijë të vdekur. /Telegrafi/