Site icon Telegrafi

Numri i të prekurve në botë nga coronavirusi arrin në 23 milionë

Numri i të prekurve globalisht nga coronavirusi u rrit në 23 milionë, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë 806 mijë persona.

SHBA-ja e cila radhitet e para për nga numri i të infektuarve ka regjistruar deri më tani 5.6 milionë raste dhe 176 mijë viktima.

Pas SHBA-së rritje të rasteve janë parë edhe në Brazil, i cili njëherësh është edhe vendi i dytë në botë për nga numri i infeksioneve. Raportohet se deri më tani në vend janë regjistruar 3.5 milionë raste, kurse 114 mijë persona thuhet të kenë ndërruar jetë.

India e cila së fundmi kapi shifrën e 3 milionë të infektuarve, u radhit e treta për nga numri i rasteve në botë, derisa bazuar në të dhënat zyrtare ajo ka konfirmuar 56 mijë të vdekur.

Epidemia e coronavirusit e cila pretendohet të ketë shpërthyer në një treg të Wuhan-it gjerësisht në Kinë, gjendet e pranishme tash e sa muaj në mesin tonë.

Ekspertët thonë se parandalimi i saj mund të menaxhohet më së miri në rast të ndonjë vaksine efektive, mirëpo krahas mungesës së saj të njëjtit këshillojnë që të respektohen masat e distancimit shoqëror. /Telegrafi/

Exit mobile version