Site icon Telegrafi

Numri i të infektuarve po bie në Slloveni, në 24 orët e fundit 19 raste të reja me coronavirus

Në Slloveni, 19 infeksione të reja me coronaviruse u konfirmuan në 24 orët e fundit me 848 testime, shtatë më pak se një ditë më parë dhe nuk u raportua ndonjë vdekje e re.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga fillimi i epidemisë është rritur në 2052, pas 124.754 testime. Aktualisht janë 259 raste aktive, ndërsa numri i vdekjeve mbetet 115, shkruan index.hr.

Me COVID-19 aktualisht po kurohen 23 pacientë në spitale, dy prej të cilëve kanë nevojë për trajtim intensiv.

Numri më i madh i infeksioneve të reja në 24 orët e fundit është regjistruar në kryeqytetin slloven Lubljanë.

Ndryshe, qeveria e Sllovenisë nuk e ka në plan të prezantoj masa të reja tani për tani dhe beson se aktualet do të kenë një efekt në uljen e rritjes ditore në dy javët e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version