Site icon Telegrafi

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në Maqedoni mbetet i lartë

Prej mbrëmë në Maqedoni hyri në fuqi gjendja e krizës në gjithë territorin e vendit, ndërsa vendimin e miratoi Qeveria me arsyetimin se duhet të mbrojë shëndetin publik në kushte të pandemisë dhe për të parandaluar përhapjen e virusit.

Vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës është propozim i Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit për menaxhim me kriza me propozim të Grupit të vlerësimit, ndërsa Qeveria do t’i propozojë presidentit të vendosë për pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga armata në menaxhimin me gjendjes së krizës.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje u takua me pronarët e spitaleve private, Zhan Mitrev, Sistina dhe Remedika, ndërsa ata dhanë pëlqim për t’u përdorur kapacitet e tyre nga shteti për menaxhimin me pandeminë e coronavirusit.

Numri i të infektuarve mbetet i lartë, ashtu si edhe numri i vdekjeve. Në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë u regjistruan 1.237 raste të reja dhe 39 të vdekur.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifkuarve nv Maqedoni që nga fillimi i pandemisë është 52.449, ku prej tyre 30.952 janë shëruar dhe 1.462 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 20.035 raste aktive.

 

 

 

Exit mobile version