Numri i të prekurve nga coronavirusi në Gjermani ka shkuar në 3 mijë, ndërsa 6 persona kanë ndërruar jetë deri tani.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Berlini dhe Bavaria janë dy vendet e para që njoftuan mbylljen e shkollave dhe kopshteve.
Vendi më i prekur në Gjermani nga coronavirusi është North Rhein Westphalia me njëmijë raste, e shteti Rheinland Pfalz pritet të merr vendime të ngjashme.
Michael Müller, kryetari i Bashkisë së Berlinit, tha se transporti publik gjithashtu do të reduktohet në minimum.
Në legjislacionin Bundestag është miratuar këtë mëngjes, që t’u zvogëlohet përkohësisht orari i punëtorëve ndërsa të paguhen me pagë të plotë.
Raportohet se ligji në të gjitha detajet e tij do të miratohet plotësisht brenda dhjetë ditëve të ardhshme.
“Ne nuk do të lëmë askënd vetëm”, tha Olaf Scholz, ministri i financave.
Për më tepër Scholz dhe ministri i ekonomisë, Peter Altmaier, po planifikojnë miliarda euro ndihmë të likuiditetit për bizneset, në një përpjekje për të mbrojtur firmat dhe vendet e punës. /Telegrafi/