Site icon Telegrafi

Numri i të infektuarve në Itali – vendi raporton rritjen më të ulët ditore që nga 10 marsi

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Itali u rrit me 602 të martën, 36 më shumë sesa të hënën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 21 mijë, mirëpo numri i të infektuarve në baza ditore ka shënuar rënie.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shefi i mbrojtjes civile, Angelo Borelli, tha se numri i personave që janë infektuar u rrit me 675 (0.6 për qind) në 104 mijë gjithsej, rritja më e ulët ditore që nga 10 marsi.

Ai tutje ka deklaruar se presioni ndaj spitaleve vazhdon të lehtësohet, me një rënie tjetër ditore kryesisht në numrin e shtretërve të kujdesit intensiv.

Deri më tani, Italia ka konfirmuar 162,488 raste të coronavirusit, përfshirë viktimat dhe 37,130 të mbijetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version