Site icon Telegrafi

Numri i të infektuarve me coronavirus në botë arrin shifrën e 17 milionë njerëzve

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me coronavirus në botë ka tejkaluar 17 milionë.

Sipas portalit Worldometers, 666.173 njerëz vdiqën si pasojë e infeksionit me COVID-19.

Më shumë se dhjetë milionë njerëz janë shëruar dhe më shumë se 5.8 milionë raste janë aktive.

Numri më i lartë i pacientëve është në SHBA me 4,5 milionë, i ndjekur nga Brazili me rreth 2.5 milionë pacientë dhe India me 1.5 milion, transmeton Telegrafi.

Numrin më të madh të të vdekurve e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikvs (152,902), ndiqet nga Brazili (88.792), Mbretëria e Bashkuar (45.961), Meksika (44.876) dhe Italia (35,129).

Lexo po ashtu SHBA-ja regjistron më shumë se 150 mijë vdekje nga coronavirusi, New Yorku prin me numrin më të madh

Ndryshe, Kosova deri më tani ka regjistruar 7846 persona të infektuar, 196 të vdekur si dhe 4267 të shëruar. /Telegrafi/

Exit mobile version