Në 24-orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 99 raste të reja me COVID-19, duke çuar në 12 mijë e 547 numrin e personave të infektuar me këtë virus.
Po ashtu, për gjatë kësaj kohe janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve deri më sot është gjithsej 8 mijë e 657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 410, përcjell Telegrafi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 13 pacientë, duke çuar në 480 numrin e viktimave.
Nga rastet e fundit të konfirmuar me COVID-19, më së shumti janë nga Komuna e Prishtinës me gjithsej 24 raste dhe Pejës më 19 raste.
Komuna e Gjilanit më 13 raste, Komuna e Podujevë dhe Prizrenit më 6 raste, Komuna e Kaçanikut më 5 raste, Komuna e Vitisë më 4 raste, Komuna e Ferizajt, Fushë Kosovës dhe Lipjanit më 3 raste, Komuna e Malishevë dhe Vushtrrisë më 2 raste.
Me nga një rast janë komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë. /Telegrafi/