Site icon Telegrafi

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Maqedoni, çdo javë shënon rënie

Foto: Ilustrim

Në periudhën prej datës 22 gusht deri më 28 gusht janë testuar gjithsej 5815 strisha analizash në laboratorët që kryejnë testime molekulare dhe antigjenike për praninë e SARS-CoV-2, dhe është regjistruar një rënie e rasteve prej 15.3 përqind krahasuar me javën e kaluar.

Janë regjistruar 1763 raste të reja pozitive nga 34 qytete të vendit, me një rënie prej 34,3 përqind krahasuar me javën e kaluar.

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik, shkalla e pozitivitetit varioi nga 17.8 përqind në 33.6 për qind, me një mesatare prej 27.9 përqind.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, pasuar nga Dellçeva, Gjevgjelia, Berova dhe Kavadari.

Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat.

Grupmosha më e përfaqësuar janë personat mbi 60 vjeç.

Numri më i vogël është regjistruar i takon grupmoshës nga 10 deri në 19 vjeç.

Krahasuar me javën e kaluar, një rënie është regjistruar në të gjitha grupmoshat (me rënien më të dukshme prej 43 për qind në grupmoshën nga 10 në 19 vjeç).

U raportuan 12 vdekje, që shënon një rënie prej 40 përqind krahasuar me shtatë ditët e mëparshme.

Shumica e të vdekurve janë nga Shkupi.

Exit mobile version