Telegrafi

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Evropë po rritet shumë më shpejt se sa në SHBA

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 në Evropë është shumë e lartë se sa në SHBA, bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) si dhe të Universitetit John Hopkins (JHU).

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, kjo rritje në pesë vendet më të goditura evropiane vlerësohet të jetë 42 për qind më e lartë se në SHBA gjatë periudhës 6 deri më 13 tetor.

Më 13 tetor, shifra mesatare ditore në SHBA ishte 49 mijë, ndërkohë mesatarja e pesë vendeve evropiane sikurse e Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë, Spanjës dhe e Holandës ishte 70 mijë në po atë ditë.

Lexo po ashtu COVID-19, të dhëna që tregojnë se “sa e rëndë është situata në Evropë”

Popullsia e pesë këtyre shteteve raportohet të jetë 343 milionë, përderisa popullsia amerikane është 331 milionë.

Evropa ka filluar të ballafaqohet me valën e dytë të pandemisë së COVID-19, e cila është përhapur me shpejtësi në të gjithë kontinentin. Këto rritje janë raportuar edhe në Çeki, Poloni, dhe në Belgjikë. /Telegrafi/