Telegrafi

Numri i rasteve aktive me coronavirus 1,359

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka rënë në 1,359. Kjo pasi në muajin e fundit rastet e reja kanë shënuar rënie, ndërsa numri i të shëruarve ka shënuar rritje.

Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 15.663, ndërsa janë shënuar 627 viktima.

13,677 pacientë janë shëruar, ndërsa aktive kanë mbetur 1.359.

“Numri total i rasteve pozitive është 15,663 raste nga 68,463 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,359”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së. /Telegrafi/