Peshkatarët kanë mbetur të befasuar, kur kanë nxjerrë nga një liqe në Doncaster – shumë larg, nga lumi Amazon ku zakonisht jetojnë.
Mirëmbajtësit e liqenit që ndodhet në South Yorkshire, kanë vërejtur rënien e numrit të peshqve dhe rosave në liqe, ndërsa besojnë se gjetja e piranave, do t’ju ndihmojë të gjejnë përgjigjen e tyre, transmeton Telegrafi.
Gjetja që është bërë pa dashje, nga disa familjarë që po peshkonin, i ka frikësuar ata së tepërmi, duke i detyruar fëmijët të dalin menjëherë nga uji.
“U tmerruam kur e pamë se kishim zënë një piran, andaj menjëherë u bëmë gati të largoheshim. I njoftuam me shpejtësi edhe forcat e rendit” ka thënë peshkatari që e gjeti.
Ekspertët janë duke hulumtuar mundësitë, se si kanë përfunduar këto krijesa grabitqare, në ujërat ku ka shumë peshq dhe ku fëmijët luajnë në brigje. /Telegrafi/