Numri i viktimave nga coronavirusi në Brazil u rrit në 100 mijë, ndërsa rreth 3 milionë njerëz janë infektuar deri më tani nga virusi vdekjeprurës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Brazili është vendi i dytë në botë më i goditur nga sëmundja e COVID-19.
Vetëm të shtunën shteti i Amerikës Latine raportoi rreth 49 mijë raste dhe 905 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.
Në vendin e parë radhitet SHBA-ja me pesë milion të prekur dhe 160 mijë viktima.
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, e kishte nënvlerësuar nga fillimi pandeminë, duke e quajtur coronavirusin “grip të zakonshëm”./Telegrafi/