Site icon Telegrafi

Numri i personave të vaksinuar kundër COVID-19 tejkalon 2 milionë në Turqi

Numri i personave në Turqi që kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës kundër coronavirusit të ri (COVID-19) tejkaloi shifrën 2 milionë.

Sipas shifrave zyrtare, në fushatën e vaksinimit masiv në Turqi, nën të cilën profesionistët shëndetësorë po administrojnë injektimin e CoronaVac të blera nga kompania kineze SinoVac, përpjekjet për imunizim po zhvillohen normalisht.

Sipas të dhënave të Ministrisë turke të Shëndetësisë, mbi 2 milionë njerëz deri më tani janë vaksinuar, raporton Anadolu Agency.

Turqia më 14 janar filloi fushatën e saj masive të vaksinimit kundër COVID-19, duke filluar me punonjës të kujdesit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut mbi vaksinat, pastaj duke kaluar tek personat e moshuar.

Që nga muaji i kaluar Turqia po ashtu është duke zbatuar orë policore gjatë netëve dhe fundjavave për të frenuar përhapjen e virusit.

Sipas Universitetit “Johns Hopkins” në SHBA, që kur u shfaq në dhjetor të vitit 2019, pandemia ka marrë jetën e më shumë se 2.22 milionë personave në të gjithë botën.

Veç kësaj, në të gjithë botën janë raportuar më shumë se 102 milionë raste dhe mbi 57 milionë të shëruar.

Exit mobile version