Numri i personave në spital me COVID-19 në Angli është rritur 22% në një javë, tregojnë shifrat e fundit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kishte 6,720 njerëz në spital me virusin më 14 dhjetor, nga 5,501 në 7 dhjetor, sipas të dhënave të lëshuara nga “NHS England”.
Ndërsa numri i shtretërve të ventilimit mekanik të zënë nga pacientët e konfirmuar me Covid-19 u rrit nga 129 në 150 gjatë së njëjtës periudhë.
Shkalla e rritjes ndryshon sipas rajonit.
Prof. David Strain i Shkollës Mjekësore të Universitetit të Exeter, tha se shumica e atyre që trajtoheshin kryesisht për Covid-19 kishin të drejtë për një vaksinim përforcues vjeshtor, por nuk e kishin bërë ende vaksinimin.
“Numrat në spitale po rriten, por ka edhe ndikim në stafin”, tha ai.
Të dhënat “përputhen” me shifrat nga Zyra për Statistikat Kombëtare që sugjerojnë se nivelet e infeksionit me Covid-19 janë përsëri në rritje në Angli, me 1.73%, ose 1 në 60.
Prof Mark Woolhouse, një ekspert për sëmundjet infektive në Universitetin e Edinburgut, tha se ndërsa rastet e Covid po rriteshin, rritja nuk ishte “asgjë aq shpërthyese” sa këtë kohë të vitit të kaluar kur erdhi varianti Omicron dhe se këshillat e dukshme të shëndetit publik ishin të shmangni të tjerët nëse keni simptoma të ftohjes. /Telegrafi/