Numri i përdoruesve të internetit me qasje brezgjerë fikse dhe mobile në tre mujorin e parë të këtij viti ka shënuar numër rekord, shkruan ORAinfo.
Në krahasim me vitin e kaluar rritja e përdoruesve është dyfishuar, duke arritur prej 449,809 përdorues më shumë, apo shprehur ne përqindje 50% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM3 2016 i raportuar nga operatorët…shënon shifrën 237,198 linjash të internetit. Nga kjo vërehet një rritje prej 12,902 linjash apo rreth 5.75% në krahasim me TM2 2016, respektivisht një rritje më të theksuar prej 29,700 linjash apo 14.31% në krahasim me periudhën TM3 2015. Ndërsa, penetrimi për linja të internetit (linja individuale dhe bizneseve) me qasje brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 79.8%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 13.06%”, thuhet në publikimin e fundit të AKREP të titulluar Pasqyra e tregut të komunikimeve elektronike”, përcjell ORAinfo.
Sipas këtyre të dhënave, IPKO dominon tregun e internetit në vend.
IPKO ka 49.19 për qind të tregut të internetit, pasuar nga Kujtesa me 24.37 për qind, Telekomi i Kosovës me 14.4 për qind dhe kompanitë tjera mbulojnë afër 10 për qind të tregut. /Telegrafi/