Telegrafi

Numri më i madh i të infektuarve me coronavirus brenda 24 orëve në SHBA, konfirmohen 48 mijë raste të reja me COVID-19

Në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar edhe 48 mijë raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh i të infektuarve brenda 24 orëve që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Në këtë vendi numri i rasteve të reja është duke u rritur nga java e kaluar, kurse shifrat rekord tashmë disa herë janë regjistruar, transmeton Telegrafi.

Numri më i madh i të prekurve është në Arizonë, Kaliforni, Floridë dhe Teksas.

Ndërkaq kujtojmë që deri më tani në botë janë infektuar më shumë se 10.6 milionë njerëz, ku mbi 500 mijë tjerë kanë humbur jetën. /Telegrafi/