Site icon Telegrafi

Numri i madh i pacientëve me grip sezonal në Maqedoni pritet të përgjysmohet

Maqedonia u kaplua nga vala e viruseve dhe gripit. Kjo ndikoi që të mbushen dhomat dhe korridoret e spitaleve në të gjithë qytetet dhe vendbanimet nëpër Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në Institutin për Shëndet Publik thonë se në javën e fundit të dhjetorit janë paraqitur mbi 4100 qytetarë për të marrë shërim nga gripi dhe nga viruset.

”Lajm i mirë është se fëmijët janë lëshuar në pushim nga shkollat e mesme dhe fillore dhe kjo pritet të ndikojë në uljen e të prekurve me grip dhe në uljen e përhapjes së viruseve.” thonë nga ky institut./Telegrafi/

Exit mobile version