Site icon Telegrafi

Numri më i madh i daljes së votuesve është në Komunën Qendër, atë të Kriva Pallankës dhe Karposhit (Foto)

Deri ora 11:00 dalja e votuesve për referendum është 8.3 për qind, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi në Maqedoni.

Nga atje thonë se dalja më të madhe për votim ka në Komunën Qendër, ku dalja është 13.1 për qind, ndërsa pastaj vjen Kriva Pallanka me 13.08 për qind dhe Komuna Karposh më 12.51 për qind.

Deri në ora 11 numër më të vogël të votuesve ka në Mogila me 3.16 për qind dhe Pllasnicë me 3.30 për qind.

Ndërsa në disa qytete tjera dalja është si vijon, në Gostivar dalja është 5.64 për qind, në Dibër 4.72 për qind, në Strugë 6.73 për qind, në Tetovë 7.60 për qind, në Kumanovë 9.14 për qind.

Nga KSHZ thonë se deri më tani janë ngritur shtatë ankesa për mbrojtjen e së drejtës së votës, tre prej të cilave janë refuzuar./Telegrafi/

Lexo po ashtu Deri në ora 11:00, 8.03 është përqindja e daljes në referendum (Video)

Exit mobile version