Site icon Telegrafi

“Numri i lartë i të infektuarve në Kumanovë për shkak të qytetarëve që nuk u vetizoluan pas kthimit nga Evropa”

Ylber Isufi, zv. drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës thotë se në Kumanovë numri i lartë i të infektuarve ka ardhur si pasojë e sjelljes së qytetarëve, të cilët pasi janë kthyer nga vendet evropiane nuk u janë përmbajtur rekomandimeve për të qëndruar në izolim.

Kjo sjellje e tyre ka bërë që tashmë Kumanova të renditet pas Shkupi për sa i takon numrit të personave të infektuar me coronavirusin.

Sipas tij në repartin e infektologjisë ka mungesë të infektologëve. Për këtë dhe nevojën për mjete higjienike ai thotë se kanë kërkuar ndihmë nga institucionet kompetente në Shkup.

Ndryshe, Kumanova është qyteti i dytë me më shumë të infektuar me coronavirus në Maqedoni, me gjithsej 62 persona të sëmurë.

Exit mobile version