Telegrafi

Numri i të papunëve në Gjermani bie nën tre milionë

Në krahasim me muajin e kaluar numri i të papunëve ka rënë me 86.000 vetë, kuota u ul në 7 për qind. Von der Leyen tha se hovi i shpejtë ekonomik dhe puna e mirë e qendrave për ndërmjetësimin e punës po sjellin frytet e tyre.

Ndërsa të Gjelbrit në opozitë akuzuan qeverinë se i kanë rregulluar shifrat. Përfaqësues të partisë së majtë deklaruan se e ashtuquajtura "Mrekulli në tregun e punës" mbështetet deri tani në bumin e pagave të ulëta, si punët e përkohshme dhe me orar të kufizuar. /Telegrafi/